- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Isaías 8:11|
									Sepse kështu më ka folur Zoti me dorë të fuqishme dhe më ka lajmëruar të mos eci nëpër rrugën e këtij populli, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Isaías 8:12|
									"Mos quani përbetim të gjitha ato që ky popull i quan përbetim, mos kini frikë nga ajo që ai druan dhe mos u trembni.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Isaías 8:13|
									Zotin e ushtrive, atë duhet të shenjtëroni. Ai të jetë frika juaj, tmerri juaj".									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Isaías 8:14|
									Ai do të jetë një shenjtërore, por edhe një gur pengese, një shkëmb pengimi për të dy shtëpitë e Izraelit, një lak dhe një kurth për banorët e Jeruzalemit.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Isaías 8:15|
									Midis tyre shumë persona do të pengohen, do të bien, do të bëhen copë, do të mbeten në lak dhe do të kapen.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Isaías 8:16|
									"Mbylle këtë dëshmi, vulose këtë ligj midis dishepujve të mi".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Isaías 8:17|
									Unë pres Zotin, që fsheh fytyrën e tij në shtëpinë e Jakobit, dhe kam shpresë tek ai.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Isaías 8:18|
									Ja, unë dhe bijtë që Zoti më ka dhënë jemi shenja dhe një parashikues në Izrael nga ana e Zotit të ushtrive, që banon në malin Sion.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Isaías 8:19|
									Në rast se ju thuhet: "Këshillohuni me mediumet dhe me magjistarët, që murmuritin dhe përshpëritin, përgjigjuni: "A nuk duhet një popull të konsultojë Perëndinë e tij? A duhet, vallë, t´u drejtohet të vdekurve për llogari të të gjallëve?".									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Isaías 8:20|
									Përmbahuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se një popull nuk flet në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ai nuk ka dritë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18