-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Isaías 9:11|
aaa see Për këtë Zoti do të nxisë kundër tij kundërshtarët e Retsinit dhe do të nxisë armiqtë e tij:
-
12
|Isaías 9:12|
aaa see Sirët nga lindja, Filistejtë nga perëndimi, që do ta hanë Izraelin gojëhapur. Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
-
13
|Isaías 9:13|
aaa see Megjithatë populli nuk kthehet tek ai që e godet dhe nuk kërkon Zotin e ushtrive.
-
14
|Isaías 9:14|
aaa see Prandaj Zoti do t´i presë Izraelit kokë dhe bisht, degë palme dhe xunkth brenda një dite të vetme.
-
15
|Isaías 9:15|
aaa see Plaku dhe njeriu nga parësia janë koka; dhe profeti që u mëson të tjerëve gënjeshtra është bishti.
-
16
|Isaías 9:16|
aaa see Ata që udhëheqin këtë popull e bëjnë të shkojë në rrugë të gabuar, dhe ata që udhëhiqen prej tyre i përpijnë.
-
17
|Isaías 9:17|
aaa see Prandaj Zoti nuk do të kënaqet me të rinjtë e tij dhe as do t´i vijë keq për jetimët e tij dhe gratë e veja të tij, sepse të gjithë janë hipokritë dhe të çoroditur, dhe çdo gojë thotë marrëzira. Megjithë tërë këto gjëra zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
-
18
|Isaías 9:18|
aaa see Sepse ligësia djeg si një zjarr, që përpin ferra dhe gjemba dhe flakëron në pjesën e dendur të pyllit, që ngrihet lart si një shtyllë tymi.
-
19
|Isaías 9:19|
aaa see Për shkak të zemërimit të Zotit të ushtrive vendi digjet dhe populli është si eshkë për zjarrin; askujt nuk i vjen keq për vëllanë e vet.
-
20
|Isaías 9:20|
aaa see Këputet nga e djathta, por uria vazhdon; gëlltitet nga e majta, por pa u ngopur; secili përpin mishin e krahut të vet.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7