-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Isaías 51:12|
Unë, unë vetë, jam ai që ju ngushëllon; kush je ti që i trembesh njeriut që po vdes dhe birit të njeriut të caktuar të jetë si bari?
-
13
|Isaías 51:13|
Ti ke harruar Zotin që të ka bërë, që ka shpalosur qiejt dhe ka hedhur themelet e tokës. Ti kishe gjithnjë frikë, tërë ditën përpara tërbimit të shtypësit; kur ai përgatitej të të shkatërronte. Por ku është tani tërbimi i shtypësit?
-
14
|Isaías 51:14|
I mërguari në robëri do të çlirohet së shpejti, nuk do të vdesë në gropë as nuk do t´i mungojë buka.
-
15
|Isaías 51:15|
Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, që tund detin dhe bën të gjëmojnë valët; emri i tij është Zoti i ushtrive.
-
16
|Isaías 51:16|
Unë i vura fjalët e mia në gojën tënde dhe të mbulova me hijen e dorës sime për të vendosur qiejtë dhe për të hedhur themelet e tokës, dhe për t´i thënë Sionit: "Ti je populli im".
-
17
|Isaías 51:17|
Rizgjohu, rizgjohu, çohu, o Jeruzalem, që ke pirë nga dora e Zotit kupën e zemërimit të tij, që ke pirë llumin e kupës së hutimit deri sa e kullove krejt.
-
18
|Isaías 51:18|
Midis gjithë bijve që ka pjellë nuk ka asnjë që ta udhëheqë; midis gjithë bijve që ka rritur nuk ka asnjë që ta marrë prej dore.
-
19
|Isaías 51:19|
Këto dy gjëra të kanë ndodhur, kujt do t´i vijë keq për ty? Pikëllim dhe shkatërrim, uri dhe shpatë, kush do të ngushëllojë?
-
20
|Isaías 51:20|
Djemtë e tu ligështoheshin, qëndronin në krye të të gjitha rrugëve si një antilopë e zënë në rrjetë, plot me zemërimin e Zotit, me kërcënimin e Perëndisë tënd.
-
21
|Isaías 51:21|
Prandaj tani dëgjo këtë, o e pikëlluar dhe e dehur, por jo nga vera.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13