-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Isaías 57:10|
Nga shkaku i udhëtimeve të tua të shumta je lodhur, por nuk ke thënë: "Éshtë e kotë". Ke gjetur akoma fuqi në dorën tënde, prandaj nuk e ndjen veten të kapitur.
-
11
|Isaías 57:11|
Nga kush ke pasur frikë, nga kush je trembur për të gënjyer, për të mos më kujtuar mua dhe për të mos menduar më për mua? A nuk kam qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë? Prandaj nuk ke më frikë nga unë.
-
12
|Isaías 57:12|
Unë do të shpall drejtësinë tënde dhe veprat e tua, që nuk do të hyjnë aspak në punë.
-
13
|Isaías 57:13|
Kur do të bërtasësh, le të vijë të të shpëtojë turma e idhujve të tu. Era do t´i përlajë të tërë, një frymë do t´i çojë tutje. Por ai që gjen strehë tek unë do të zotërojë vendin dhe do të trashëgojë malin tim të shenjtë.
-
14
|Isaías 57:14|
Dhe do të thuhet: "Sheshoni, sheshoni, shtroni rrugën, hiqni pengesat nga rruga e popullit tim!".
-
15
|Isaías 57:15|
Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi që banon përjetësinë dhe emri i të cilit është i "Shenjti": "Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë që është i penduar dhe i përulur nga fryma, për të ngjallur frymën e të përulurve, për të ngjallur frymën e të penduarve.
-
16
|Isaías 57:16|
Sepse unë nuk dua të kundërshtoj gjithnjë dhe as të jem i zemëruar përjetë, përndryshe para meje do të ligështoheshin fryma dhe shpirtërat që kam bërë.
-
17
|Isaías 57:17|
Për shkak të paudhësisë së lakmisë së tij u zemërova dhe e godita; u fsheha, u indinjova, por ai u largua duke ndjekur rrugën e zemrës së tij.
-
18
|Isaías 57:18|
I pashë rrugët e tij, por unë do ta shëroj, do ta udhëheq dhe do t´i jap përsëri ngushëllimet e mia atij dhe të tijve që janë të pikëlluar.
-
19
|Isaías 57:19|
Unë krijoj frytin e buzëve. Paqe, paqe atij që është larg dhe atij që është afër", thotë Zoti. "Unë do ta shëroj".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13