-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Isaías 63:19|
Ne u bëmë si ata mbi të cilët nuk ke qeverisur kurrë, mbi të cilët emri yt nuk ishte thirrur kurrë.
-
1
|Isaías 64:1|
Oh, sikur t´i shqyeje qiejtë dhe të zbrisje! Para teje do të tundeshin malet.
-
2
|Isaías 64:2|
Ashtu si zjarri djeg degët e thata, ashtu si zjarri e bën ujin të valojë, zbrit për t´ua bërë të njohur emrin tënd kundërshtarëve të tu dhe t´i bësh kombet të dridhen para teje.
-
3
|Isaías 64:3|
Kur bëre gjëra të tmerrshme që nuk i prisnim, ti zbrite dhe malet u tundën në praninë tënde.
-
4
|Isaías 64:4|
Nga kohët e lashta askush nuk kishte dëgjuar kurrë, asnjë vesh nuk kishte dëgjuar dhe asnjë sy nuk kishte parë ndonjë Perëndi tjetër veç teje, që vepron për atë që ka shpresë tek ai.
-
5
|Isaías 64:5|
Ti i del para atij që kënaqet në zbatimin e drejtësisë dhe kujtohet për ty në rrugët e tua. Ja, ti je zemëruar sepse ne kemi mëkatuar; në këtë kemi vazhduar gjatë dhe kemi nevojë të shpëtohemi.
-
6
|Isaías 64:6|
Jemi të gjithë si një gjë e papastër, dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si një rrobe e ndotur; po fishkemi të gjithë si një gjethe dhe paudhësitë tona na çojnë larg si era.
-
7
|Isaías 64:7|
Nuk ka më njeri që të thërrasë emrin tënd, që lëviz për t´u kapur pas teje, sepse ti na e ke fshehur fytyrën tënde dhe na lë të tretemi në pushtetin e paudhësive tona.
-
8
|Isaías 64:8|
Megjithatë, o Zot, ti je ati ynë; ne jemi argjila dhe ti je ai që na formon; ne të gjithë jemi vepra e duarve të tua.
-
9
|Isaías 64:9|
Mos u zemëro tepër, o Zot, dhe mos e kujto paudhësinë përjetë. Ja, shiko, të lutemi; ne të gjithë jemi populli yt.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7