-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Isaías 7:13|
Atëherë Isaia tha: "Dëgjoni tani, o shtëpi e Davidit! Mos është, vallë, një gjë e vogël për ju të lodhësh njerëzit, që doni të lodhni edhe Perëndinë tim?
-
14
|Isaías 7:14|
Prandaj vet Zoti do t´ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel.
-
15
|Isaías 7:15|
Ai do të hajë ajkë dhe mjaltë deri sa të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën.
-
16
|Isaías 7:16|
Por para se fëmija të mësojë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën, vendi të cilin ti e druan për shkak të dy mbretërve të tij do të braktiset.
-
17
|Isaías 7:17|
Zoti do të sjellë mbretin e Asirisë mbi ty, mbi popullin tënd dhe mbi shtëpinë e atit tënd ditë që nuk kanë ardhur që kur Efraimi u nda nga Juda.
-
18
|Isaías 7:18|
Atë ditë do të ndodhë që Zoti do t´u fërshëllejë mizave që ndodhen në skajet e lumenjve të Egjiptit dhe bletëve që ndodhen në vendin e Asirisë.
-
19
|Isaías 7:19|
Ato do të vijnë dhe të vendosen në luginat e shkretuara, në të çarat e krepave, mbi të gjitha gëmushët me gjemba dhe mbi të gjitha kullotat.
-
20
|Isaías 7:20|
Atë ditë Zoti me një brisk të marrë hua përtej Lumit, domethënë me mbretin e Asirisë, do të rruajë kokën dhe qimet e këmbëve, si edhe mjekrën.
-
21
|Isaías 7:21|
Atë ditë do të ndodhë që dikush do të mbajë një lopë të re dhe dy dele,
-
22
|Isaías 7:22|
dhe për shkak të bollëkut të qumështit që do t´i japin, ai do të hajë ajkë, sepse ajkë dhe mjaltë kanë për të ngrënë të gjithë ata që kanë mbijetuar dhe janë lënë në mes të vendit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7