-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Isaías 9:16|
aaa see Ata që udhëheqin këtë popull e bëjnë të shkojë në rrugë të gabuar, dhe ata që udhëhiqen prej tyre i përpijnë.
-
17
|Isaías 9:17|
aaa see Prandaj Zoti nuk do të kënaqet me të rinjtë e tij dhe as do t´i vijë keq për jetimët e tij dhe gratë e veja të tij, sepse të gjithë janë hipokritë dhe të çoroditur, dhe çdo gojë thotë marrëzira. Megjithë tërë këto gjëra zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
-
18
|Isaías 9:18|
aaa see Sepse ligësia djeg si një zjarr, që përpin ferra dhe gjemba dhe flakëron në pjesën e dendur të pyllit, që ngrihet lart si një shtyllë tymi.
-
19
|Isaías 9:19|
aaa see Për shkak të zemërimit të Zotit të ushtrive vendi digjet dhe populli është si eshkë për zjarrin; askujt nuk i vjen keq për vëllanë e vet.
-
20
|Isaías 9:20|
aaa see Këputet nga e djathta, por uria vazhdon; gëlltitet nga e majta, por pa u ngopur; secili përpin mishin e krahut të vet.
-
21
|Isaías 9:21|
aaa see Manasi përpin Efraimin, dhe Efraimi Manasin; dhe tok janë kundër Judës. Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
-
1
|Isaías 10:1|
Mjerë ata që nxjerrin dekrete të padrejta dhe ata që vazhdojnë të hartojnë vendime të padrejta,
-
2
|Isaías 10:2|
për t´u mohuar drejtësinë të mjerëve, për t´u mohuar të drejtën të varfërve të popullit tim, dhe për t´i bërë gratë e veja pre të tyre dhe jetimët plaçkë të tyre.
-
3
|Isaías 10:3|
Çfarë do të bëni ditën e ndëshkimit dhe të shkatërrimit që do të vijë nga larg? Te kush do të ikni për të kërkuar ndihmë dhe kujt do t´ia lini pasurinë tuaj?
-
4
|Isaías 10:4|
Atyre nuk do t´u mbetet tjetër veç se të përkulen midis robërve ose të bien midis të vrarëve. Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7