-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
27
|Isaías 14:27|
Me qenë se Zoti i ushtrive e ka vendosur këtë, kush mund t´ia anullojë? Dora e tij është shtrirë dhe kush mund ta detyrojë ta tërheqë?".
-
28
|Isaías 14:28|
Në vitin e vdekjes së mbretit Ashaz u shqiptua kjo profeci:
-
29
|Isaías 14:29|
"Mos u gëzo, o Filisti e tërë, sepse shufra që të godiste është thyer! Sepse nga rrënja e gjarpërit ka për të dalë një nëpërkë, dhe fryti i saj do të jetë një gjarpër i zjarrtë dhe fluturues.
-
30
|Isaías 14:30|
Të parëlindurit e të varfërve do të kenë ç´të hanë dhe nevojtarët do të pushojnë të sigurt; por do të bëj që të vdesin urie rrënjët e tua dhe kjo do të shkatërrojë mbetjen tënde.
-
31
|Isaías 14:31|
Bërtit, o portë, thirr, o qytet! Shkrihu, o Filisti e tërë, sepse nga veriu vjen një tym, dhe askush nuk lë vendin e tij në radhët e veta".
-
32
|Isaías 14:32|
Çfarë përgjigje do t´u jepet lajmëtarëve të këtij kombi? "Që Zoti ka themeluar Sionin dhe që në të gjejnë strehë të mjerët e popullit të tij".
-
1
|Isaías 15:1|
Profecia mbi Moabin. Ar-Moabi është shkretuar natën dhe është shkatërruar. Po, Kir-Moabi është shkretuar natën dhe është shkatërruar.
-
2
|Isaías 15:2|
Éshtë ngjitur në tempull dhe në Didon, në vendet e larta, për të qarë; Moabi ngre një vajtim për Nebin dhe Medebën; të gjitha kokat janë rruar, të gjitha mjekrat janë prerë.
-
3
|Isaías 15:3|
Në rrugët e tij ata vishen me thasë, mbi çatitë dhe në sheshet gjithkush ankohet dhe qan me të madhe.
-
4
|Isaías 15:4|
Heshboni dhe Elealehu këlthasin, klithma e tyre dëgjohet deri në Jahats; prandaj luftëtarët e Moabit nxjerrin klithma dhembjeje; shpirti i tij drithërohet.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4