-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Isaías 23:18|
Por fitimi nga tregtia e tij dhe paga e tij do t´i shenjtërohen Zotit; nuk do të mblidhet as nuk do të vihet mënjanë, sepse fitimi nga tregtia e tij do t´u shkojë atyre që banojnë përpara Zotit, me qëllim që të hanë sa të ngopen dhe të vishen në mënyrë të shkëlqyeshme.
-
1
|Isaías 24:1|
Ja, Zoti zbras tokën dhe e bën të shkretë, prish faqen e saj dhe shpërndan banorët e saj.
-
2
|Isaías 24:2|
Do t´i ndodhë e njëjta gjë popullit ashtu si priftit, shërbëtorit ashtu si padronit të tij, shërbëtores ashtu si padrones së saj, blerësit ashtu si shitësit, ai që jep borxh ashtu si ai që merr borxh, huadhënësit ashtu si huamarrësit.
-
3
|Isaías 24:3|
Toka do të zbrazet plotësisht dhe do të plaçkitet plotësisht, sepse Zoti ka thënë këtë fjalë.
-
4
|Isaías 24:4|
Toka është në zi dhe vuan, bota po ligështohet dhe po meket, njerëzit me poste nga populli i dheut ligështohen.
-
5
|Isaías 24:5|
Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.
-
6
|Isaías 24:6|
Prandaj një mallkim e ka përpirë tokën dhe banorët e saj janë të dëshpëruar; prandaj banorët e tokës po digjen dhe të pakët janë burrat që kanë mbetur.
-
7
|Isaías 24:7|
Mushti është në zi, vreshti po prishet dhe gjithë zemërgëzuarit psherëtijnë.
-
8
|Isaías 24:8|
Gëzimi i dajreve ka marrë fund, zhurma e dëfrimtarëve ka mbaruar, gëzimi i harpës pushoi.
-
9
|Isaías 24:9|
Nuk pihet më verë me këngë, pija dehëse është e hidhur për ata që e pijnë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4