-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Isaías 2:20|
Në këtë ditë njerëzit do t´ua hedhin minjve dhe lakuriqve të natës idhujt e tyre prej argjendi dhe idhujt e tyre prej ari, që i kanë prodhuar për t´i adhuruar,
-
21
|Isaías 2:21|
për t´u futur në të çarat e shkëmbinjve dhe në greminat e krepave para tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet.
-
22
|Isaías 2:22|
Mos kini më besim te njeri, në flegrat e të cilit nuk ka veç se një frymë; si mund të mbështetesh te ai?
-
1
|Isaías 3:1|
Ja, Perëndia, Zoti i ushtrive, është duke i hequr Jeruzalemit dhe Judës çdo mbështetje dhe përkrahje, çdo mbështjetje me bukë dhe çdo mbështetje me ujë;
-
2
|Isaías 3:2|
trimin dhe luftëtarin, gjyqtarin dhe profetin, falltarin dhe plakun,
-
3
|Isaías 3:3|
komandantin e një pesëdhjetësheje dhe parinë, këshilltarin, ekspertin në artet magjike dhe yshtësin e shkathët.
-
4
|Isaías 3:4|
Do t´u jap atyre djem si princa dhe fëmijë do t´i sundojnë.
-
5
|Isaías 3:5|
Populli do të jetë i shtypur, njeri nga tjetri, dhe secili nga i afërmi i tij; fëmija do të jetë i pasjellshëm me plakun, njeriu i keq me njeriun e nderuar.
-
6
|Isaías 3:6|
Dikush do të kapë vëllanë e vet në shtëpinë e atit të tij dhe do t´i thotë: "Ti ke një mantel, bëhu i pari ynë dhe kujdesu për këtë shkatërrim".
-
7
|Isaías 3:7|
Por atë ditë ai do të deklarojë solemnisht duke thënë: "Unë nuk do t´i lidh plagët tuaja, sepse në shtëpinë time nuk ka as bukë as mantel; mos më vini të parë të popullit".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7