-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Isaías 34:12|
Do t´i thërrasin fisnikët në mbretëri, por nuk do ketë asnjë prej tyre, dhe tërë princat janë katandisur në hiç.
-
13
|Isaías 34:13|
Në pallatet e tij do të rriten gjemba, në fortesat e tij hithra dhe carangtha; do të bëhet banesë për çakejtë, një vend i rrethuar për strucat.
-
14
|Isaías 34:14|
Kafshët e shkretëtirës do të takohen me kafshët që ulërijnë, cjeptë do të thërrasin njeri tjetrin; do të vendosen aty edhe kukuvajkat dhe do të gjejnë një vend pushimi.
-
15
|Isaías 34:15|
Do të bëjë folenë e vet gjarpëri-shigjetë, do të lëshojë aty vezët, do t´i çelë dhe do t´i mbledhë në hijen e tij të vegjëlit e vet, aty do të mblidhen edhe hutat, secili me shokun e vet.
-
16
|Isaías 34:16|
Kërkoni në librin e Zotit dhe lexoni: asnjë prej tyre nuk do të mungojë, askujt nuk do t´i mungojë shoku i vet, sepse e ka urdhëruar goja e tij dhe e ka mbledhur Fryma e tij.
-
17
|Isaías 34:17|
Ai vetë e ka hedhur shortin për ta, dhe dora e tij e ka ndarë midis tyre me vijën e matjes; do ta zotërojnë për gjithnjë; do të banojnë aty brez pas brezi.
-
1
|Isaías 35:1|
Shkretëtira dhe toka e thatë do të gëzohen, vetmia do të gëzohet dhe do të lulëzojë si trëndafili;
-
2
|Isaías 35:2|
do të lulëzojë shumë dhe do të ngazëllojë me hare dhe britma gëzimi. Do t´u jepet lavdia e Libanit, madhështia e Karmelit dhe e Sharonit. Ata do të shohin lavdinë e Zotit, madhështinë e Perëndisë tonë.
-
3
|Isaías 35:3|
Forconi duart e dobësuara, bëjini të qëndrueshëm gjunjët e pasigurt!
-
4
|Isaías 35:4|
U thoni atyre që e kanë humbur zemrën: "Bëhuni të fortë, mos kini frikë!". Ja, Perëndia juaj do të vijë me hakmarrjen dhe me shpërblimin e Perëndisë; do të vijë ai vetë për t´ju shpëtuar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16