-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
33
|Isaías 37:33|
Prandaj kështu thotë Zoti kundër mbretit të Asirisë: "Ai nuk do të hyjë në këtë qytet as ka për të hedhur ndonjë shigjetë, nuk do t´i dalë përpara me mburoja as ka për të ndërtuar ndonjë ledh kundër tij.
-
34
|Isaías 37:34|
Ai do të kthehet nëpër atë rrugë nga ka ardhur dhe nuk do të hyjë në këtë qytet", thotë Zoti.
-
35
|Isaías 37:35|
"Sepse unë do ta mbroj këtë qytet për ta shpëtuar, për hirin tim dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim".
-
36
|Isaías 37:36|
Pastaj engjëlli i Zotit doli dhe goditi në kampin e Asirëve njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë njerëz; dhe kur njerëzit u çuan në mëngjes, ja, të gjithë ishin kufoma.
-
37
|Isaías 37:37|
Atëherë Senakeribi, mbret i Asirisë, ngriti çadrat, u nis dhe u kthye në shtëpi dhe mbeti në Niniv.
-
38
|Isaías 37:38|
Dhe ndodhi që, ndërsa ai po adhuronte në tempullin e perëndisë së tij Nisrok, bijtë e tij Adramalek dhe Sharetser e vranë me shpatë; pastaj u strehuan në vendin e Araratit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Esarhadoni.
-
1
|Isaías 38:1|
Në atë kohë Ezekia u sëmur nga një sëmundje vdekjeprurëse. Profeti Isaia, bir i Amotsit, shkoi tek ai dhe i tha: "Kështu flet Zoti. Rregullo shtëpinë tënde, sepse ke për të vdekur dhe jo për t´u shëruar".
-
2
|Isaías 38:2|
Atëherë Ezekia e ktheu fytyrën nga muri dhe iu lut Zotit:
-
3
|Isaías 38:3|
"Të lutem shumë, o Zot, kujto si kam ecur para teje me besnikëri, me zemër të pastër, dhe kam bërë atë që është mirë në sytë e tu". Pastaj Ezekia qau me të madhe.
-
4
|Isaías 38:4|
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Isaias, duke thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16