-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Isaías 40:5|
Atëherë lavdia e Zotit do të zbulohet dhe çdo qenie do ta shohë, sepse goja e Zotit ka folur".
-
6
|Isaías 40:6|
Një zë thotë: "Bërtit!", dhe përgjigja që merr është: "Çfarë të bërtas?". "Bërtit që çdo qenie është si bari, dhe që tërë hiri i tij është si lulja e fushës
-
7
|Isaías 40:7|
Bari thahet, lulja fishket, kur Fryma e Zotit fryn mbi të; me siguri populli nuk është veçse bar.
-
8
|Isaías 40:8|
Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë".
-
9
|Isaías 40:9|
O Sion, ti që sjell lajmin e mirë, ngjitu mbi një mal të lartë! O Jeruzalem, ti që sjell lajmin e mirë, ngrije zërin me forcë! Ngrije zërin, mos ki frikë! Thuaju qyteteve të Judës: "Ky është Perëndia juaj!".
-
10
|Isaías 40:10|
Ja, Perëndia, Zoti, vjen i fuqishëm dhe krahu i tij sundon për të. Ja, e ka shpërblimin me vete, dhe shpërblimi i tij e pararend.
-
11
|Isaías 40:11|
Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t´i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t´i mbajë në gji të tij, dhe do të udhëheqë me ëmbëlsi dhe kujdes delet që kanë të vegjëlit e tyre.
-
12
|Isaías 40:12|
Kush i ka matur ujëat me gropën e dorës, kush ka marrë përmasat e qiellit me pëllëmbë, kush ka mbledhur pluhurin e tokës në një masë apo ka peshuar malet me një peshore dhe kodrat e tyre me një kandar?
-
13
|Isaías 40:13|
Kush i ka marrë përmasat e Frymës së Zotit, ose si këshilltari i tij i ka dhënë mësime?
-
14
|Isaías 40:14|
Me kë është konsultuar, që t´i jepte mend, t´i mësonte shtegun e drejtësisë, t´i jepte dituri dhe t´i tregonte rrugën e arsyes?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16