-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|Isaías 41:14|
"Mos u frikëso, o krimb i Jakobit, o njerëz të Izraelit! Unë të ndihmoj", thotë Zoti; "Shpëtimtari yt është i Shenjti i Izraelit.
-
15
|Isaías 41:15|
Ja, unë të bëj një shirëse të re me dhëmbë të mprehura; ti do të shish malet dhe do t´i katandisësh në pluhur, dhe do t´i bësh kodrat si byk.
-
16
|Isaías 41:16|
Ti do t´i frysh, era do t´i çojë larg dhe shakullima do t´i shpërndajë; por ti do të gëzohesh te Zoti dhe do të përlëvdohesh tek i Shenjti i Izraelit.
-
17
|Isaías 41:17|
Të mjerët dhe të varfërit kërkojnë ujë, por mungon; gjuha e tyre u është tharë nga etja; unë, Zoti do t´ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t´i braktis.
-
18
|Isaías 41:18|
Do të bëj që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën një liqen uji dhe tokën e thatë burim ujërash.
-
19
|Isaías 41:19|
Do të mbjell në shkretëtirë kedrin, akacien, mërsinën dhe ullirin, do të mbjellë në Arabah qiparisin, vidhin dhe bredhin,
-
20
|Isaías 41:20|
me qëllim që ta shohin, ta dinë, ta konsiderojnë dhe ta kuptojnë të gjithë tok se dora e Zotit e ka bërë këtë gjë dhe i Shenjti i Izraelit e ka krijuar.
-
21
|Isaías 41:21|
Paraqitni çështjen tuaj, thotë Zoti, parashtroni arsyetimet tuaja, thotë Mbreti i Jakobit.
-
22
|Isaías 41:22|
Le t´i parashtrojnë dhe të na njoftojnë ç´ka për të ndodhur. Le të deklarojnë cilat ishin gjërat e kaluara, në mënyrë që të mund t´i shqyrtojmë dhe të njohim kryerjen e tyre; ose na njoftoni ç´ka për të ndodhur.
-
23
|Isaías 41:23|
Na njoftoni ç´ka për të ndodhur në të ardhmen, dhe kështu do të mësojmë se jeni perëndi; po, na bëni të mirë apo të keqe në mënyrë që të mbetemi të habitur duke i parë bashkë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16