-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
25
|Isaías 42:25|
Prandaj ai hodhi mbi të afshin e zemërimit të tij dhe dhunën e luftës, që e mbështolli rreth e qark në flakë pa e vënë re ai; e shkriu atë, por ai nuk pati gajle.
-
1
|Isaías 43:1|
Por tani kështu thotë Zoti, që të ka krijuar, o Jakob, që të ka formuar, o Izrael: "Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.
-
2
|Isaías 43:2|
Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë.
-
3
|Isaías 43:3|
Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt. Kam dhënë Egjiptin si çmim për shpengimin tënd, Etiopinë dhe Seban për ty.
-
4
|Isaías 43:4|
Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe unë të dua, unë jap njerëz për ty dhe popuj në këmbim të jetës sate.
-
5
|Isaías 43:5|
Mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të t´i sjell pasardhësit e tu nga lindja dhe do të grumbulloj nga perëndimi.
-
6
|Isaías 43:6|
Do t´i them veriut: "Ktheji", dhe jugut: "Mos i mbaj. Bëj që të vijnë bijtë e mi nga larg dhe bijat e mia nga skajet e tokës,
-
7
|Isaías 43:7|
tërë ata që quhen me emrin tim, që kam krijuar për lavdinë time, që kam formuar dhe bërë gjithashtu".
-
8
|Isaías 43:8|
Nxirr popullin e verbër që megjithatë ka sy, dhe të shurdhër që megjithatë kanë vesh.
-
9
|Isaías 43:9|
Le të mblidhen bashkë tërë kombet, të grumbullohen popujt! Kush prej tyre mund të njoftojë këtë gjë dhe të na bëjë të dëgjojmë gjërat e kaluara? Le të paraqesin dëshmitarët e tyre për t´u justifikuar; ose le të dëgjojnë dhe të thonë: "Éshtë e vërtetë!".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16