-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
36
|Jeremías 32:36|
Prandaj kështu thotë tani Zoti, Perëndia i Izraelit, lidhur me këtë qytet, për të cilin ju thoni: "Ai do t´i jepet në dorë mbretit të Babilonisë, me anë të shpatës, të urisë dhe të murtajës".
-
37
|Jeremías 32:37|
"Ja, do t´i mbledh nga të gjitha vendet ku i kam shpërndarë gjatë zemërimit tim, tërbimit tim, indinjatës sime të madhe; do të bëj të kthehen në këtë vend dhe të banojnë të sigurt.
-
38
|Jeremías 32:38|
Ata do të jenë për mua populli im dhe unë do të jem për ta Perëndia i tyre.
-
39
|Jeremías 32:39|
Do t´u jap një zemër të vetme, një rrugë të vetme, me qëllim që të kenë frikë nga unë përjetë për të mirën e tyre dhe të bijve të tyre.
-
40
|Jeremías 32:40|
Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t´u bëj të mira dhe do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin.
-
41
|Jeremías 32:41|
Do të ndjej gëzim duke u bërë të mirë dhe do t´i vendos në mënyrë të qëndrueshme në këtë vend me gjithë zemrën time dhe me gjithë shpirtin tim".
-
42
|Jeremías 32:42|
Sepse kështu thotë Zoti: "Ashtu si solla mbi këtë popull gjithë këtë fatkeqësi të madhe, kështu do të sjell mbi të tërë të mirat që u kam premtuar.
-
43
|Jeremías 32:43|
Do të blihen akoma ara në këtë vend, për të cilin ju thoni: "Éshtë një vend i shkretë ku s´ka më njerëz a kafshë; është dhënë në duart e Kaldeasve".
-
44
|Jeremías 32:44|
Do të blihen ara me para, do të nënshkruhen aktet, do të vulosen, do të thirren dëshmitarë në vendin e Beniaminit dhe në rrethinat e Jeruzalemit, në qytetin e Judës, në qytetet e krahinës malore, në qytetet e fushës, në qytetet e Negevit, sepse unë do të bëj të kthehen ata që janë në robëri", thotë Zoti.
-
1
|Jeremías 33:1|
Fjala e Zotit iu drejtua për të dytën hërë Jeremias, ndërsa qëndronte akoma i mbyllur në oborrin e burgut, duke thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4