-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
2
|Jeremías 33:2|
"Kështu thotë Zoti që bën këtë, Zoti që e formon për ta vendosur, emri i të cilit është Zoti:
-
3
|Jeremías 33:3|
m´u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di.
-
4
|Jeremías 33:4|
Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për shtëpitë e këtij qyteti dhe për shtëpitë e mbretërve të Judës që do të shemben përballë ledheve dhe shpatës.
-
5
|Jeremías 33:5|
Ata do të vijnë të luftojnë kundër Kaldeasve, por vetëm për t´i mbushur me kufoma njerëzish, që unë do të godas në zemërimin tim dhe në tërbimin tim, sepse do ta fsheh fytyrën time nga ky qytet për shkak të gjithë ligësisë së tyre.
-
6
|Jeremías 33:6|
Ja, unë do t´i sjell atij mirëqenie dhe shërim; do t´i shëroj dhe do t´u zbuloj atyre bollëkun e paqes dhe të së vërtetës.
-
7
|Jeremías 33:7|
Do të bëj që të kthehen të mërguarit e Judës dhe të mërguarit e Izraelit dhe do t´i vendos përsëri si më parë.
-
8
|Jeremías 33:8|
Do t´i pastroj nga çdo paudhësi e tyre me të cilën kanë mëkatuar kundër meje dhe do t´ua fal të gjitha paudhësitë e tyre me të cilat kanë mëkatuar dhe me të cilat kanë ngritur krye kundër meje.
-
9
|Jeremías 33:9|
Dhe ky qytet do të ketë për mua një titull gëzimi, lëvdimi dhe lavdie përpara gjithë kombeve të dheut, kur ato të mësojnë gjithë të mirën që unë u bëj atyre; dhe do të kenë frikë e do të dridhen për shkak të gjithë mirësisë dhe të gjithë paqes që unë do t´i sjell atij".
-
10
|Jeremías 33:10|
Kështu thotë Zoti: "Në këtë vend për të cilin ju thoni: "Éshtë një shkreti, që nuk ka më as njerëz as kafshë", në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit që janë të shkreta, që nuk ka më as njerëz as kafshë, do të dëgjohen akoma
-
11
|Jeremías 33:11|
britma gëzimi dhe britma hareje, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses, zëri i atyre që thonë: "Kremtoni Zotin e ushtrive, sepse Zoti është i mirë, sepse mirësia e tij zgjat përjetë", dhe të atyre që sjellin oferta falënderimi në shtëpinë e Zotit. Sepse unë do të bëj që të kthehen të mërguarit në vend dhe do t´i vendos përsëri si më parë", thotë Zoti.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4