-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Jeremías 33:12|
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në këtë vend që është një shkreti, ku s´ka më njeri a kafshë, dhe në të gjitha qytetet e tij do të këtë akoma banesa të barinjve ku do të pushojnë kopetë e tyre.
-
13
|Jeremías 33:13|
Në qytetet e krahinës malore, në qytetet e fushës, në qytetet e Negevit, në vendin e Benianimit, në rrethinat e Jeruzalemit dhe në qytetet e Judës, dhentë do të kalojnë akoma nga dora e atij që i numëron", thotë Zoti.
-
14
|Jeremías 33:14|
"Ja, do të vijnë ditët", thotë Zoti, "gjatë të cilave unë do të realizoj fjalën e mirë që kam shqiptuar për shtëpinë e Izraelit dhe për shtëpinë e Judës.
-
15
|Jeremías 33:15|
Në ato ditë dhe në atë kohë do të bëj që të mbijë për Davidin një filiz drejtësie, që do të ushtrojë gjykimin dhe drejtësinë në vend.
-
16
|Jeremías 33:16|
Ato ditë Juda do të shpëtohet dhe Jeruzalemi do të banojë i sigurt. Ky do të jetë emri me të cilin do të thirret: "Zoti, drejtësia jonë"".
-
17
|Jeremías 33:17|
Në fakt kështu thotë Zoti: "Nuk do t´i mungojë kurrë Davidit dikush që të ulet mbi fronin e shtëpisë së Izraelit,
-
18
|Jeremías 33:18|
dhe priftërinjve Levitë nuk do t´u mungojë kurrë para meje dikush që ofron olokauste, që tymos ofertat ushqimore dhe që kryen flijime çdo ditë".
-
19
|Jeremías 33:19|
Fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
-
20
|Jeremías 33:20|
"Kështu thotë Zoti: Në qoftë se ju mund të anuloni besëlidhjen time me ditën dhe besëlidhjen time me natën, në mënyrë që mos ketë më ditë a natë në kohën e tyre,
-
21
|Jeremías 33:21|
atëherë do të mund të anulohet edhe besëlidhja ime me Davidin, shërbëtorin tim, në mënyrë që të mos ketë një bir që të mbretërojë mbi fronin e tij, dhe me priftërinjtë Levitë, priftërinj të mi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4