-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hechos 19:1|
Dhe ndërsa Apollo ishte ende në Korint, Pali, mbasi shkoi në vendet më të larta, arriti në Efes dhe, si gjeti disa dishepuj, u tha atyre:
-
2
|Hechos 19:2|
'A e keni marrë Frymën e Shenjtë, kur besuat?'. Ata iu përgjigjën: "Ne as që kemi dëgjuar se paska Frymë të Shenjtë'.
-
3
|Hechos 19:3|
Dhe ai u tha atyre: "Me se, pra, u pagëzuat?'. Ata u përgjigjën: "Me pagëzimin e Gjonit'.
-
4
|Hechos 19:4|
Atëherë Pali tha: "Gjoni pagëzoi me pagëzimin e pendimit, duke i thënë popullit se duhet t´i besonte atij që do të vinte pas tij, domethënë Jezu Krishtit.
-
5
|Hechos 19:5|
Dhe ata, si dëgjuan, u pagëzuan në emër të Zotit Jezus.
-
6
|Hechos 19:6|
Dhe, kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta dhe ata folën në gjuhë të tjera dhe profetizuan.
-
7
|Hechos 19:7|
Dhe gjithsej ishin rreth dymbëdhjetë burra.
-
8
|Hechos 19:8|
Pastaj ai hyri në sinagogë dhe u foli lirisht njerëzve tre muaj me radhë, duke diskutuar dhe duke i bindur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë.
-
9
|Hechos 19:9|
Por, duke qenë se disa ngurtësoheshin dhe nuk besonin dhe flisnin keq për Udhën përpara turmës, ai u shkëput prej tyre, i ndau dishepujt dhe vazhdoi të diskutojë çdo ditë në shkollën e njëfarë Tirani.
-
10
|Hechos 19:10|
Dhe kjo vazhdoi dy vjet me radhë, kështu që të gjithë banorët e Azisë, Judenj dhe Grekë, e dëgjuan fjalën e Zotit Jezus.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7