- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Hechos 19:11|
									Dhe Perëndia bënte mrekulli të jashtëzakonshme me anë të duarve të Palit,									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Hechos 19:12|
									aq sa mbi të sëmurët sillnin peshqirë dhe përparëse që kishin qenë mbi trupin e tij, dhe sëmundjet largoheshin prej tyre dhe frymërat e liga dilnin prej tyre.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Hechos 19:13|
									Dhe disa yshtës shëtitës Judenj u orvatën të thërrasin emrin e Zotit Jezus mbi ata që kishin frymërat e liga, duke thënë: "Ju përbetohemi për Jezusin, që Pali predikon!'.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Hechos 19:14|
									Ata që bënin këtë ishin shtatë bijtë e njëfarë Skevi, kryeprift jude.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Hechos 19:15|
									Por fryma e ligë u përgjigj dhe tha: "Unë e njoh Jezusin dhe e di kush është Pali, po ju cilët jeni?'.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Hechos 19:16|
									Atëherë ai njeri që kishte frymën e ligë u hodh mbi ta dhe si i mundi, ushtroi një dhunë aq të madhe sa ata ikën nga ajo shtëpi, lakuriq e të plagosur.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Hechos 19:17|
									Kjo u muar vesh nga të gjithë Judenjtë dhe Grekët që banonin në Efes, dhe të gjithë i zuri frika, dhe emri i Zotit Jezus ishte madhëruar.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Hechos 19:18|
									Dhe shumë nga ata që kishin besuar vinin të rrëfeheshin dhe të tregonin gjërat që kishin bërë.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Hechos 19:19|
									Shumë nga ata që ishin marrë me magji i sollën librat dhe i dogjën përpara të gjithëve; dhe, mbasi e llogaritën çmimin e tyre, gjetën se ishin pesëdhjetë mijë pjesë argjendi.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Hechos 19:20|
									Kështu fjala e Perëndisë shtohej dhe forcohej.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18