- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Hechos 21:11|
									Si erdhi te ne, ai mori brezin e Palit, lidhi duart dhe këmbët e veta dhe tha: "Këtë thotë Fryma e Shenjtë: Kështu do ta lidhin Judenjtë në Jeruzalem burrin, të cilit i përket ky brez dhe do t´a dorëzojnë johebrenjve'.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Hechos 21:12|
									Kur i dëgjuam këto gjëra, ne dhe vendësit iu lutëm që të mos ngjitej në Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Hechos 21:13|
									Por Pali u përgjigj: "Ç´po bëni ju, duke qarë e duke ma copëtuar zemrën? Sepse unë jam gati jo vetëm për të qenë i lidhur, por edhe për të vdekur në Jeruzalem për emrin e Zotit Jezus'.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Hechos 21:14|
									Dhe, mbasi nuk i mbushej mendja, ne pushuam duke thënë: "U bëftë vullneti i Zotit!'.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Hechos 21:15|
									Dhe pas atyre ditëve, bëmë gati gjërat tona, dhe u ngjitëm në Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Hechos 21:16|
									Me ne erdhën edhe disa dishepuj nga Cezareja dhe prunë me ta njëfarë Mnasoni, lindur në Qipro, një dishepull i vjetër, tek i cili do të bujtnim.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Hechos 21:17|
									Kur arritëm në Jeruzalem, vëllezërit na pritën me gëzim.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Hechos 21:18|
									Të nesërmen Pali u tërhoq me ne te Jakobi, dhe erdhën të gjithë pleqtë.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Hechos 21:19|
									Mbasi i përshëndeti, Pali u tregoi atyre, një për një, të gjitha sa kishte bërë Zoti ndër johebrenjtë me anë të shërbesës së tij.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Hechos 21:20|
									Dhe ata, kur dëgjuan këtë, përlëvduan Perëndinë dhe i thanë Palit: "Vëlla, ti po sheh sa mijëra Judenj ka që kanë besuar; dhe të gjithë i përbahen me zell ligjit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15