- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Hechos 21:21|
									Tani ata morën vesh për ty se ti i mëson të gjithë Judenjtës që jetojnë midis johebrenjve të shkëputen nga Moisiu, duke thënë që të mos i rrethpresin djemtë dhe të mos ndjekin më zakonet.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Hechos 21:22|
									Po atëherë, ç´duhet të bëhet? Duhet patjetër që të mblidhet populli, sepse do ta marrin vesh se ke ardhur.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Hechos 21:23|
									Bëje, pra, atë që të themi: ne kemi katër burra, që kanë bërë një premtim solemn;									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Hechos 21:24|
									merri dhe pastrohu me ta, dhe paguaj për ta që të rruajnë kokën; kështu të gjithë do ta mësojnë se s´janë gjë ato që kanë dëgjuar për ty, por se edhe ti ecën duke respektuar ligjin.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Hechos 21:25|
									Dhe sa për johebrenjtë që kanë besuar, ne u kemi shkruar atyre, mbasi vendosëm që ata nuk kanë ç´të respektojnë lidhur me këtë, por se të ruhen nga gjërat që u flijohen idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria'.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Hechos 21:26|
									Atëherë Pali i mori me vete ata burra dhe, të nesërmen, pasi u pastrua bashkë me ta, hyri në tempull dhe deklaroi plotësimin e ditëve të pastrimit, dhe kur do të paraqitej oferta për secilin nga ata.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Hechos 21:27|
									Por, kur po mbusheshin shtatë ditët, Judenjtë e Azisë, duke e parë në tempull, e nxitën turmën dhe vunë duart mbi të,									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Hechos 21:28|
									duke bërtitur: "O burra të Izraelit, na ndihmoni! Ky është ai njeri që u mëson të gjithëve dhe kudo kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër këtij vendi; përveç kësaj ai i ka sjellë Grekët në tempull dhe e ka ndotur këtë vend të shenjtë'.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Hechos 21:29|
									Sepse ata kishin parë më përpara Trofimin nga Efesi bashkë me Palin në qytet, dhe mendonin se ai e kishte sjellë në tempull.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Hechos 21:30|
									Dhe gjithë qyteti ziente, dhe u mblodhën njerëzit; dhe, si e kapën Palin, e nxorrën jashtë tempullit dhe dyert u mby-llën menjëherë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15