-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Hechos 27:11|
Por centurioni kishte më shumë besim te timonieri dhe te kapiteni i anijes sesa në ato që thoshte Pali.
-
12
|Hechos 27:12|
Dhe duke qenë se ai liman nuk ishte i përshtatshëm për të dimëruar, shumica qe e mendimit të lundronim prej andej për t´u përpjekur të arrijnim në njëfarë mënyre në Fenike, një liman i Kretës, që
-
13
|Hechos 27:13|
Dhe kur filloi të fryjë lehtë juga, duke menduar se mund të realizohej qëllimi i tyre, i ngritën spirancat dhe filluan të lundrojnë afër brigjeve të Kretës.
-
14
|Hechos 27:14|
Por, pak më vonë, shpërtheu mbi ishull një erë e vrullshme, që e quajnë euroklidon.
-
15
|Hechos 27:15|
Duke qenë se anija po ikte pa qenë në gjendje t´i qëndronte erës, e lamë në mëshirë të fatit dhe kështu filluam të shkojmë sa andej-këtej.
-
16
|Hechos 27:16|
Si kaluam me të shpejtë pranë një ishulli të vogël, që quhet Klauda, arritëm me vështirësi ta vëmë nën kontroll sandallin.
-
17
|Hechos 27:17|
Dhe, mbasi e ngritën në bordin, detarët përdorën të gjitha mënyrat për ta ngjeshur nga poshtë anijen dhe, nga frika se mos ngecnin në cekëtinat ranore të Sirtës, i ulën velat dhe kështu shkonin andej-këtej.
-
18
|Hechos 27:18|
Por mbasi furtuna na vuri përpara me forcë, të nesërmen filluan ta hedhim në det ngarkesën.
-
19
|Hechos 27:19|
Ditën e tretë, hodhën me duart e tyre, pajisjet e anijes në det.
-
20
|Hechos 27:20|
Dhe, duke qenë se prej shumë ditësh nuk dukeshin as dielli as yjet, dhe furtuna po tërbohej, humbi tashmë çdo shpresë shpëtimi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19