-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Hechos 27:31|
Pali u tha centurionit dhe ushtarëve: "Po nuk qëndruan këta në anije, ju nuk do të mund të shpëtoni'.
-
32
|Hechos 27:32|
Atëherë ushtarët i prenë litarët e sandallit dhe e lanë të bjerë jashtë.
-
33
|Hechos 27:33|
Dhe në pritje që të bëhej ditë, Pali i nxiti të gjithë të hanin diçka, duke thënë: "Sot është e katërmbëdhjeta ditë që, duke pritur, jeni të uritur, pa ngrënë asgjë.
-
34
|Hechos 27:34|
Prandaj ju këshilloj të hani diçka, sepse kjo është për shpëtimin tuaj; sepse as edhe një fije floku nga kokat tona nuk do të bjerë'.
-
35
|Hechos 27:35|
Si tha këto, mori bukë, iu falënderua Perëndisë përpara të gjithëve, pastaj e theu dhe filloi të hajë.
-
36
|Hechos 27:36|
Atëherë të gjithë, si morën zemër, morën edhe ata nga ushqimi.
-
37
|Hechos 27:37|
Dhe në anijen ne ishim gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë veta.
-
38
|Hechos 27:38|
Dhe mbasi hëngrën sa u ngopën, e lehtësuan anijen duke hedhur grurin në det.
-
39
|Hechos 27:39|
Dhe kur u gdhi, nuk e njihnin dot vendin, por vunë re një gji me një breg dhe vendosën ta shtyjnë anijen aty, po të mundnin.
-
40
|Hechos 27:40|
I zgjidhën spirancat dhe i lanë të fundosen në det, duke zgjidhur në të njëjtën kohë të lidhurat e timonit; pastaj, si e ngritën velën kryesore nga era, u drejtuan për te bregu.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13