-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hechos 5:1|
Kurse një farë burri, me emër Anania, me gruan e vet Safira, shiti një arë,
-
2
|Hechos 5:2|
por mbajti për vete një pjesë të parave, me miratimin e gruas, dhe e çoi mbetjen te këmbët e apostujve.
-
3
|Hechos 5:3|
Por Pjetri i tha: "Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës?
-
4
|Hechos 5:4|
Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Dhe ato që more nga shitja a nuk ishin vallë në dispozicionin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!'.
-
5
|Hechos 5:5|
Kur i dëgjoi këto fjalë, Anania ra përtokë dhe dha shpirt. Dhe një frikë e madhe i zuri të gjithë ata që i dëgjuan këto gjëra.
-
6
|Hechos 5:6|
Atëherë u ngritën disa të rinj, e mbështollën, e mbartën jashtë dhe e varrosën.
-
7
|Hechos 5:7|
Dhe afërsisht tre orë më vonë hyri dhe gruaja e tij, e cila nuk dinte ç´kishte ndodhur.
-
8
|Hechos 5:8|
Dhe Pjetri i drejtoi fjalën, duke thënë: "Më thuaj, a e shitët arën për kaq?'. Dhe ajo u përgjigj: "Po, për aq'.
-
9
|Hechos 5:9|
Atëherë Pjetri i tha: "Pse u morët vesh që ta tundoni Frymën e Zotit? Ja, këmbët e atyre që e varrosën burrin tënd janë në prag të derës dhe do të të mbartin jashtë edhe ty!'.
-
10
|Hechos 5:10|
Në moment ajo ra te këmbët e tij dhe dha shpirt. Dhe të rinjtë, si hynë, e gjetën të vdekur, e mbartën jashtë dhe e varrosën pranë burrit të saj.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3