-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Hechos 5:31|
Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t´i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.
-
32
|Hechos 5:32|
Dhe për këto gjëra ne jemi dëshmitarë të tij, si edhe Fryma e Shenjtë, që Perëndia ua ka dhënë atyre që i binden atij'.
-
33
|Hechos 5:33|
Kur i dëgjuan këto gjëra, ata u tërbuan dhe vendosën t´i vrasin.
-
34
|Hechos 5:34|
Por një farise, me emër Gamaliel, mësues i ligjit dhe i nderuar nga gjithë populli, u ngrit në këmbë në sinedër dhe urdhëroi të nxirren jashtë apostujt për një moment.
-
35
|Hechos 5:35|
Pastaj u tha atyre të sinedrit: "Burra të Izraelit, mendohuni mirë për atë që do t´u bëni këtyre njerëzve.
-
36
|Hechos 5:36|
Sepse pak kohë më parë u ngrit Teuda që thoshte se ishte dikush; rreth tij u mblodhën afro katërqind burra; por ai u vra dhe të gjithë ata që e kishin ndjekur u shpërndanë dhe u asgjësuan.
-
37
|Hechos 5:37|
Pas tij, në kohën e regjistrimit të popullsisë, u ngrit Juda Galileas që tërhoqi pas vetes shumë njerëz; edhe ai humbi, dhe të gjithë ata që e kishin ndjekur u shpërndanë.
-
38
|Hechos 5:38|
Tani unë po ju them t´u rrini larg këtyre njerëzve dhe t´i lironi, sepse në qoftë se ky plan ose kjo vepër është prej njerëzve, ajo do të prishet,
-
39
|Hechos 5:39|
por nëse është prej Perëndisë, ju nuk mund ta prishni, sepse do të gjendeshit në luftë kundër vetë Perëndisë!'.
-
40
|Hechos 5:40|
Dhe ata ia vunë veshin. Dhe, mbasi i thirrën apostujt, i rrahën dhe u dhanë urdhër të mos flasin në emër të Jezusit; pastaj i lanë të shkojnë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3