-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
35
|Hechos 10:35|
por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai,
-
36
|Hechos 10:36|
sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur paqen me anë të Jezu Krishtit, që është Zoti i të gjithëve.
-
37
|Hechos 10:37|
Ju e dini se ç´ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galilea, pas pagëzimit që predikoi Gjoni:
-
38
|Hechos 10:38|
se si Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.
-
39
|Hechos 10:39|
Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru.
-
40
|Hechos 10:40|
Por Perëndia e ringjalli të tretën ditë dhe e bëri që ai të dëftohet,
-
41
|Hechos 10:41|
jo mbarë popullit, por dëshmitarëve të paracaktuar nga Perëndia, neve, që hëngrëm dhe pimë me të, mbasi ai u ngjall së vdekuri.
-
42
|Hechos 10:42|
Tani ai na urdhëroi t´i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar si gjykatës të të gja-llëve dhe të të vdekurve.
-
43
|Hechos 10:43|
Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët, që kushdo që beson në të merr faljen e mëkateve me anë të emrit të tij'.
-
44
|Hechos 10:44|
Ndërsa Pjetri ende po i thoshte këto fjalë, Fryma e Shenjtë zbriti mbi të gjithë ata që po e dëgjonin fjalën.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16