- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Hechos 1:1|
									Tregimin e parë e bëra, o Teofil, mbi të gjitha gjërat që Jezusi nisi të bëjë dhe të mësojë,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Hechos 1:2|
									deri në ditën në të cilën u muarr në qiell, pasi u kishte dhënë urdhërime nëpërmjet Frymës së Shenjtë apostujve që ai kishte zgjedhur.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Hechos 1:3|
									Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shumë prova bindëse, duke u parë prej tyre për dyzet ditë dhe duke folur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Hechos 1:4|
									Dhe, duke u gjendur bashkë me ta, i urdhëroi ata që të mos largoheshin nga Jeruzalemi, por të prisnin premtimin e Atit: "Që, tha ai, e keni dëgjuar nga unë,									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Hechos 1:5|
									sepse Gjoni pagëzoi me ujë, por ju do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë, mbas jo shumë ditësh'.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Hechos 1:6|
									Kështu ata që ishin mbledhur bashkë e pyetën, duke thënë: "Zot, a do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?'.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Hechos 1:7|
									Por ai u tha atyre: "Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e përshtatshme, që ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Hechos 1:8|
									Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut'.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Hechos 1:9|
									Mbasi i tha këto gjëra, ndërsa ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Hechos 1:10|
									Dhe, si ata po i mbanin sytë e ngulitur në qiell, ndërsa ai po largohej, ja dy burra në rroba të bardha iu paraqitën atyre,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18