-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Hechos 2:5|
Por në Jeruzalem banonin disa Judenj, njerëz të perëndishëm, nga të gjitha kombet nën qiell.
-
6
|Hechos 2:6|
Kur u dëgjua ajo ushtimë, turma u mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i dëgjonte të flisnin në gjuhën e vet.
-
7
|Hechos 2:7|
Dhe të gjithë habiteshin dhe mrekulloheshin dhe i thoshnin njëri-tjetrit: "Ja, a nuk janë të gjithë Galileas këta që flasin?
-
8
|Hechos 2:8|
Si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vet amtare?
-
9
|Hechos 2:9|
Ne Partët, Medët, Elamitët dhe banorët e Mesopotamisë, të Judesë dhe të Kapadokisë, të Pontit dhe të Azisë,
-
10
|Hechos 2:10|
të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit dhe të pjesëve të Libisë përballë Kirenës, dhe ne të ardhur nga Roma, Judenj dhe prozelitë,
-
11
|Hechos 2:11|
Kretas dhe Arabë, i dëgjojmë të flasin për gjërat e mëdha të Perëndisë në gjuhët tona!'.
-
12
|Hechos 2:12|
Dhe të gjithë habiteshin dhe ishin hutuar dhe i thonin njëri-tjetrit: "Ç´do të thotë kjo?'.
-
13
|Hechos 2:13|
Kurse të tjerë i përqeshnin dhe thonin: "Janë plot me verë të ëmbël!'.
-
14
|Hechos 2:14|
Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët dhe u foli atyre me zë të lartë: "Judenj dhe ju të gjithë që banoni në Jeruzalem, merrni njoftim për këtë dhe dëgjoni me vëmendje fjalët e mia.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19