-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
35
|Hechos 2:35|
derisa unë t´i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua!".
-
36
|Hechos 2:36|
Ta dijë, pra, me siguri, gjithë shtëpia e Izraelit se atë Jezus që ju e keni kryqëzuar, Perëndia e ka bërë Zot e Krisht'.
-
37
|Hechos 2:37|
Kur ata i dëgjuan këto gjëra, u pikëlluan në zemër dhe pyetën Pjetrin dhe apostujt: "Vëllezër, ç´duhet të bëjmë?'.
-
38
|Hechos 2:38|
Atëherë Pjetri u tha atyre: "Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.
-
39
|Hechos 2:39|
Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t´i thërrasë'.
-
40
|Hechos 2:40|
Dhe me shumë fjalë të tjera u përbetohej dhe i nxiste, duke thënë: "Shpëtoni veten nga ky brez i çoroditur!'.
-
41
|Hechos 2:41|
Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan; atë ditë u shtuan rreth tre mijë veta.
-
42
|Hechos 2:42|
Ata ishin ngulmues në zbatimin e mësimit të apostujve, në bashkësi, në thyerjen e bukës dhe në lutje.
-
43
|Hechos 2:43|
Dhe të gjithëve u kishte hyrë druajtja; dhe shumë shenja e mrekulli bëheshin nga dora e apostujve.
-
44
|Hechos 2:44|
Por gjithë ata që besonin rrinin bashkë dhe çdo gjë e kishin të përbashkët.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19