-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Hechos 12:17|
Por ai u bëri shenjë me dorë të heshtnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrë nga burgu. Pastaj tha: "Ua tregoni këto Jakobit dhe vëllezërve!'. Pastaj doli dhe shkoi në një vend tjetër.
-
18
|Hechos 12:18|
Kur zbardhi dita, u bë një pështjellim i madh në mes të ushtarëve, sepse nuk dinin ç´kishte ndodhur me Pjetrin.
-
19
|Hechos 12:19|
Dhe Herodi nisi ta kërkojë, por nuk e gjeti, dhe, mbasi i mori në pyetje rojet, urdhëroi që të vriten. Pastaj zbriti nga Judeja në Cezare dhe atje qëndroi për pak kohë.
-
20
|Hechos 12:20|
Por Herodi ishte i zemëruar kundër tirasve dhe sidonasve; por ata, si u morën vesh midis tyre, u paraqitën para tij dhe, mbasi ia mbushën mendjen Blastit, kamarierit të mbretit, kërkuan paqe, sepse
-
21
|Hechos 12:21|
Ditën e caktuar Herodi, i veshur me mantelin mbretëror dhe i ulur mbi fron, u mbajti një fjalim.
-
22
|Hechos 12:22|
Populli e brohoriste, duke thënë: "Zë e Perëndisë dhe jo e njeriut!'.
-
23
|Hechos 12:23|
Në atë çast një engjëll i Zotit e goditi, sepse nuk i kishte dhënë lavdi Perëndisë; dhe, i brejtur nga krimbat, vdiq.
-
24
|Hechos 12:24|
Ndërkaq fjala e Perëndisë rritej dhe përhapej.
-
25
|Hechos 12:25|
Dhe Barnaba dhe Sauli, mbasi e përfunduan misionin e tyre, u kthyen nga Jeruzalemi në Antioki duke e marrë me vete Gjonin, të mbiquajtur Mark.
-
1
|Hechos 13:1|
Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16