-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Hechos 19:29|
Dhe gjithë qyteti u mbush me rrëmujë; dhe si i morën me forcë Gain dhe Aristarkun, Maqedonas, bashkudhëtarë të Palit, rendën të gjithë, me një mendje, në teatër.
-
30
|Hechos 19:30|
Dhe Pali donte t´i dilte popullit, por dishepujt nuk e lejonin.
-
31
|Hechos 19:31|
Edhe disa Aziarkë, që ishin miq të tij, i çuan për ta lutur të mos dilte në teatër.
-
32
|Hechos 19:32|
Ndërkaq disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër, saqë mbledhja ishte trazuar dhe më të shumtët nuk dinin përse ishin mbledhur.
-
33
|Hechos 19:33|
Atëherë nga turma nxorën Aleksandrin, të cilin e shtynin Judenjtë. Dhe Aleksandri, mbasi bëri shenjë me dorë, donte të paraqiste një apologji para popullit.
-
34
|Hechos 19:34|
Por, kur e morën vesh se ishte Jude, të gjithë me një zë filluan të bërtasin për gati dy orë: "E madhe është Diana e Efesianëve!'.
-
35
|Hechos 19:35|
Kancelari i qytetit, mbasi e qetësoi turmën, tha: "O Efesianë, cili është vallë ai njeri që nuk e di se qyteti i Efesianëve është mbrojtësi i tempullit të perëndeshës së madhe Diana dhe i imazhit të saj që ra nga Zeusi?
-
36
|Hechos 19:36|
Duke qenë, pra, se këto janë të pakundërshtueshme, ju duhet të rrini urtë dhe të mos bëni asgjë të nxituar.
-
37
|Hechos 19:37|
Sepse i prutë këta njerëz që nuk janë as sacrileghi as blasfemues të perëndeshës suaj.
-
38
|Hechos 19:38|
Pra, në qoftë se Dhimitri dhe mjeshtrit që janë me të kanë diçka kundër dikujt, gjykatat janë hapur dhe prokonsuj ka; le të padisin njëri-tjetrin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13