-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Ezequiel 1:1|
Në vitin e tridhjetë, më pesë të muajit të katërt, ndodhi që ndërsa isha midis të internuarve pranë lumit Kebar, qiejtë u hapën dhe pata vegime nga ana e Perëndisë.
-
2
|Ezequiel 1:2|
Më pesë të muajit (ishte viti i pestë i robërisë së mbretit Jehojakin),
-
3
|Ezequiel 1:3|
fjala e Zotit iu drejtua shprehimisht priftit Ezekiel, birit të Buzit, në vendin e Kaldeasve, pranë lumit Kebar; dhe atje lart dora e Zotit qe mbi të.
-
4
|Ezequiel 1:4|
Ndërsa po shkoja, ja ku erdhi nga veriu një erë furtune, një re e madhe me një zjarr që mbështillej rreth vetes së tij; rreth tij dhe nga mesi i tij dilte një shkëlqim i madh si ngjyra e bronzit ikandeshent që ndodhet në mes të zjarrit.
-
5
|Ezequiel 1:5|
Nga mesi i tij dukej ngjashmëria e katër qënieve të gjalla; dhe kjo ishte pamja e tyre: kishin ngjashmërinë e njeriut.
-
6
|Ezequiel 1:6|
Secili prej tyre kishte katër fytyra dhe secili katër krahë.
-
7
|Ezequiel 1:7|
Këmbët e tyre ishin të drejta dhe tabani i këmbës së tyre ishte si ai i tabanit të këmbës së një viçi, dhe shkëlqenin si bronzi me lustër.
-
8
|Ezequiel 1:8|
Në të katër anët, poshtë krahëve, kishin duar njerëzish; dhe që të katër kishin fytyrat e tyre dhe krahët e tyre.
-
9
|Ezequiel 1:9|
Krahët e tyre preknin njeri tjetrin; duke ecur përpara, nuk ktheheshin prapa, por secili shkonte drejt përpara tij.
-
10
|Ezequiel 1:10|
Sa për pamjen e fytyrave të tyre, të gjithë kishin fytyrë njeriu, që të katër fytyrë luani në të djathtë, që të katër fytyrë kau në të majtë, dhe që të katër fytyrë shqiponjeje.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13