- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 33:1|
									Fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 33:2|
									"Bir njeriu, folu bijve të popullit tënd dhe u thuaj atyre: Kur të sjell shpatën kundër një vendi dhe populli i atij vendi merr një burrë nga kufijtë e tij dhe e vë si sogjetar,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 33:3|
									në rast se e sheh shpatën që vjen kundër vendit, dhe i bie borisë dhe lajmëron popullin,									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 33:4|
									kushdo që dëgjon borinë, por nuk i vë veshin paralajmërimit, në rast se shpata vjen dhe e merr me vete, gjaku i tij do të bjerë mbi kokën e vet.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 33:5|
									Ai ka dëgjuar zërin e borisë, por nuk i ka vënë veshin paralajmërimit, gjakun e tij do ta ketë mbi vete. Por ai që ka marrë parasysh paralajmërimin, do të shpëtojë jetën e tij.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 33:6|
									Por në rast se sogjetari sheh shpatën që po vjen dhe nuk i bie borisë për të paralajmëruar popullin, dhe shpata vjen dhe merr me vete ndonjë prej tyre, ky do të çohet tutje për shkak të paudhësisë  së tij, por për gjakun e tij do t´i kërkoj  llogari sogjetarit.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 33:7|
									Kështu, o bir njeriu, të kam vendosur si roje për shtëpinë e Izraelit; prandaj dëgjo fjalën e gojës sime dhe i lajmëro nga ana ime.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 33:8|
									Kur i them të pabesit: "I pabesë, ti do të vdesësh me siguri", dhe ti nuk flet për të paralajmëruar të pabesin që të largohet nga rruga e tij, ai i pabesë do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij,  por për gjakun e tij do t´i kërkojë llogari  dorës sate.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ezequiel 33:9|
									Por në rast se ti e paralajmëron të pabesin që të largohet nga rruga e tij dhe ai nuk largohet prej saj, ai do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij, por ti do ta shpëtosh shpirtin tënd.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ezequiel 33:10|
									Tani, bir njeriu, i thuaj shtëpisë së Izraelit: Ju thoni kështu: "Në rast se shkeljet tona dhe mëkatet tona janë mbi ne dhe për shkak të tyre vuajmë, si do të mund të jetojmë?".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15