- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ezequiel 33:11|
									U thuaj atyre: Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të ndryshojë rrugën e tij dhe të jetojë; konvertohuni, konvertohuni  nga rrugët tuaja të këqija. Pse vallë duhet  të vdisni, o shtëpi e Izraelit?									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ezequiel 33:12|
									Prandaj ti, bir njeriu, u thuaj bijve të popullit tënd: Drejtësia e të drejtit nuk do ta shpëtojë atë ditën e mëkatit të tij; po kështu pabesia e të pabesit nuk do ta rrëzojë ditën kur ai të largohet  nga pabesia e tij, dhe i drejti nuk do të  mund të jetojë për shkak të drejtësisë së tij ditën që do të kryejë mëkate.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ezequiel 33:13|
									Kur i them të drejtit që ke për të jetuar me siguri, në rast se ka besim në drejtësinë e vet dhe kryen paudhësinë, tërë veprimet e tij të drejta nuk do të kujtohen më, por ai do të vdesë për shkak të paudhësisë që ka kryer.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ezequiel 33:14|
									Përkundrazi, kur i them të pabesit: "Ti me siguri do të vdesësh", në rast se ai largohet nga mëkati i tij dhe kryen atë që është e ndershme dhe e drejtë,									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ezequiel 33:15|
									në rast se i pabesi kthen pengun, kthen atë që ka vjedhur dhe ecën sipas statuteve të jetës, pa kryer paudhësi, ai me siguri ka për të jetuar, nuk ka për të vdekur.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ezequiel 33:16|
									Asnjë nga mëkatet e kryera prej tij nuk do të kujtohet kundër tij; ai ka bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë dhe me siguri ka për të jetuar.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 33:17|
									Por bijt e popullit tënd thonë: "Rruga e Zotit nuk është e drejtë", ndërsa është rruga e tyre që nuk është e drejtë.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ezequiel 33:18|
									Kur i drejti largohet nga drejtësia e tij dhe kryen paudhësi, për këtë ai do të vdesë.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ezequiel 33:19|
									Përkundrazi kur i pabesi largohet nga pabesia e tij dhe kryen atë që është e ndershme dhe e drejtë, ai do të jetojë.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ezequiel 33:20|
									Megjithatë ju thoni: "Rruga e Zotit nuk është e drejtë". Unë do ta gjykoj secilin prej jush sipas rrugëve që ndjek, o shtëpi e Izraelit".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18