-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Ezequiel 14:1|
Pastaj erdhën tek unë disa pleq të Izraelit dhe u ulën para meje.
-
2
|Ezequiel 14:2|
Atëherë fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:
-
3
|Ezequiel 14:3|
"Bir njeriu, këta njerëz kanë ngritur idhujt e tyre në zemrën e tyre dhe kanë vënë para tyre pengesën që i bën të bien në paudhësi. A do ta lë veten të konsultohem prej tyre?
-
4
|Ezequiel 14:4|
Prandaj folu dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Cilido qoftë nga shtëpia e Izraelit që i ngre idhujt e tij në zemrën e tij, dhe vë para vetes pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj vjen te profeti, do t´i përgjigjem unë, Zoti, lidhur me këtë, sipas morisë së idhujve të tij,
-
5
|Ezequiel 14:5|
për të ndikuar në zemrën e atyre të shtëpisë së Izraelit që janë larguar prej meje për shkak të të gjithë idhujve të tyre.
-
6
|Ezequiel 14:6|
Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Konvertohuni, largohuni nga idhujtë tuaj dhe hiqni fytyrën nga të gjitha gjërat tuaja të neveritshme.
-
7
|Ezequiel 14:7|
Sepse, në qoftë se një njeri çfardo i shtëpisë së Izraelit apo disa të huaj që banojnë në Izrael largohen nga unë, ngre idhujt e tij në zemrën e tij dhe vë para tij pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj vjen te profeti, që të konsultohet me mua nëpërmjet atij, unë, do t´i përgjigjem unë, Zoti, nga vetja ime.
-
8
|Ezequiel 14:8|
Do të kthej fytyrën time kundër këtij njeriu, do ta bëj një shënjë dhe një proverb dhe do ta shfaros në mes të popullit tim; atëherë do pranoni që unë jam Zoti.
-
9
|Ezequiel 14:9|
Por në rast se profeti lë të mashtrohet dhe thotë ndonjë fjalë, unë, Zoti e kam bërë për vete këtë profet; do të shtrij dorën pastaj kundër tij dhe do ta shkatërroj në mes të popullit tim të Izraelit.
-
10
|Ezequiel 14:10|
Që të dy do të vuajnë dënimin e paudhësisë së tyre; dënimi i profetit do të jetë i barabartë me dënimim e atij që e konsulton,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4