-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Ezequiel 16:1|
Fjala e Zotit m´u drejtua përsëri, duke thënë:
-
2
|Ezequiel 16:2|
"Bir njeriu, bëja të njohura Jeruzalemit veprimet e tij të neveritshme,
-
3
|Ezequiel 16:3|
dhe i thuaj: Kështu i thotë Zoti, Zoti, Jeruzalemit: Prejardhja jote dhe lindja jote janë nga vendi i Kanaanit; ati yt ishte një Amoreas dhe nëna jote një Hitease.
-
4
|Ezequiel 16:4|
Kur linde ti, ditën që dole në këtë botë, nuk t´u pre kërthiza, nuk të lanë me ujë për t´u pastruar, nuk të fërkuan me kripë as të mbështollën në pelena.
-
5
|Ezequiel 16:5|
Asnjë sy nuk u kujdes për ty që të të bënte qoftë edhe një nga këto gjëra, duke i ardhur keq për ty; përkundrazi ditën që linde të hodhen në fushë të hapur, për shkak të neverisë që kishin për ty.
-
6
|Ezequiel 16:6|
Unë të kalova afër, pashë që po përpëliteshe në gjak dhe të thashë, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd: "Jeto!". Po, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd të thashë: "Jeto!".
-
7
|Ezequiel 16:7|
Të bëra të rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, ubëre e madhe dhe u bëre shumë e bukur. Gjiri t´u formua, flokët t´u rritën shumë, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.
-
8
|Ezequiel 16:8|
Unë të kalova afër dhe të shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisë. Kështu shtriva cepin e rrobave të mia mbi ty dhe mbulova lakuriqësinë tënde; të bëra një betim, lidha një besëlidhje me ty dhe ti u bëre imja", thotë Zoti, Zoti.
-
9
|Ezequiel 16:9|
"Të lava me ujë, të pastrova krejt nga gjaku dhe të leva me vaj.
-
10
|Ezequiel 16:10|
Pastaj të vura të veshësh rroba të qëndisura, të vura sandale prej lëkure baldoseje, të rrethova kokën me li të hollë dhe të mbulova me mëndafsh.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4