- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 35:1|
									Fjala e Zotit m´u drejtua përsëri, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 35:2|
									"Bir njeriu, kthe fytyrën tënde nga mali Seir dhe profetizo kundër tij,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 35:3|
									dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o mal i Seirit. Do ta shtrij dorën time kundër teje dhe do të të kthej në një mjerim dhe në një shkreti.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 35:4|
									Do t´i kthej qytetet e tua në gërmadha dhe ti do të bëhesh një shkreti. Atëherë do të pranosh që unë jam Zoti.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 35:5|
									Sepse ti ke patur një armiqësi të vjetër dhe i ke dorëzuar bijtë e Izraelit në mëshirë të shpatës në kohën e fatkeqësisë së tyre, kur paudhësia e tyre kishte arritur kulmin.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 35:6|
									Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "të ruaj për gjak dhe gjaku do të të ndjekë; duke qenë se nuk e ke urryer gjakun, gjaku do të të ndjekë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 35:7|
									Kështu do ta katandis malin Seir në një mjerim dhe në një shkreti dhe do të shfaros ata që shkojnë dhe që vijnë.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 35:8|
									Do t´i mbush malet e tij me të vrarët e tij; në të gjitha kodrat e tua, në luginat e tua dhe në të gjitha përroskat e tua do të bien të vrarët nga shpata.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ezequiel 35:9|
									Do të të katandis në një shkreti përjetë dhe qytetet e tua nuk do të banohen më; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ezequiel 35:10|
									Sepse ke thënë: "Këta dy kombe dhe këto dy vende do të jenë të mitë; ne do t´i zotërojmë", megjithëse aty ishte Zoti,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15