- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 20:1|
									Ja, ndodhi në vitin e shtatë, më dhjetë të muajit të pestë, që disa nga pleqtë e Izraelit erdhën të konsultohen me Zotin dhe u ulën para meje.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 20:2|
									Pastaj fjala e Zotit m´u drejtua, duke më thënë:									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 20:3|
									"Bir njeriu, folu pleqve të Izraelit dhe u thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: A keni ardhur të më konsultoni? Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, nuk do të lejoj të konsultohem prej jush", thotë Zoti, Zoti.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 20:4|
									"A do t´i gjykosh, a do t´i gjykosh, bir njeriu? Bëji të njohin veprimet e neveritshme të etërve të tyre,									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 20:5|
									dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ditën kur zgjodha Izraelin dhe ngrita dorën për betim pasardhësve të shtëpisë së Jakobit dhe e bëra veten të njohur në vendin e Egjiptit, ngrita dorën për									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 20:6|
									Atë ditë ngrita dorën duke ju betuar atyre se do t´i nxirrja nga vendi i Egjiptit dhe do t´i çoja në një vend që kisha vëzhguar për ta ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, lavdia e të gjitha vendeve.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 20:7|
									Pastaj u thashë atyre: Secili të flakë gjërat e neveritshme që janë para syve të tij dhe mos u ndotni me idhujt e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 20:8|
									Por ata u rebeluan kundër meje dhe nuk deshën të më dëgjojnë; asnjë prej tyre nuk flaku gjërat e neveritshme që ishin para syve të tyre dhe nuk braktisi idhujt e Egjiptit. Atëherë vendosa të derdh  mbi ta tërbimin tim dhe të shfryj mbi ta  zemërimin tim në mes të vendit të Egjiptit.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ezequiel 20:9|
									Megjithatë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej para kombeve në mes të të cilëve ata ndodheshin, në sytë e të cilëve më kishin njohur, për t´i nxjerrë nga vendi i Egjiptit.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ezequiel 20:10|
									Kështu i nxora nga vendi i Egjiptit dhe i çova në shkretëtirë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18