- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Ezequiel 20:31|
									Në fakt kur ofroni dhuratat tuaja dhe kaloni nëpër zjarr bijt tuaj, ju e ndotni veten deri ditën e sotme me të gjithë idhujt tuaj. Prandaj nuk do të lejoj të konsultohem nga ju, o shtëpi e Izraelit.  Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj",  thotë Zoti, Zoti, "unë nuk do të lejoj të konsultohem nga ju.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Ezequiel 20:32|
									Dhe nuk do të ndodhë aspak ajo që ju shkon ndër mend, kur thoni: "Ne jemi si kombet, si familjet e vendeve të tjera, që i ngrenë kult drurit dhe gurit"".									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Ezequiel 20:33|
									"Siç ësthe e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë do të mbretëroj mbi ju me dorë të fortë, me krahun e shtrirë dhe me një tërbim të shfrenuar.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Ezequiel 20:34|
									Do t´ju nxjerr nga mesi i popujve dhe do t´ju mbledh nga vendet në të cilët jeni shpërndarë me dorë të fortë, me krahë të shtrirë dhe me tërbim të shfrenuar,									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Ezequiel 20:35|
									dhe do t´ju çoj në shkretëtirën e popujve, dhe atje do të zbatoj gjykimin tim mbi ju, ballë për ballë.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Ezequiel 20:36|
									Ashtu siç e zbatova gjykimin tim mbi etërit tuaj në shkretëtirën e vendit të Egjiptit, kështu do ta zbatoj gjykimin tim mbi ju", thotë Zoti, Zoti.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Ezequiel 20:37|
									"Do të bëj që të kaloni nën shufër dhe do t´ju kthej në detyrimet e besëlidhjes.									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Ezequiel 20:38|
									Do të ndaj nga ju rebelët dhe ata që janë të pabesë ndaj meje; do t´i nxjerr nga vendi ku banojnë, por nuk do të hyjnë në vendin e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Ezequiel 20:39|
									Ju, pra, shtëpia e Izraelit", kështu flet Zoti, Zoti: "Shkoni, u shërbeni secili idhujve tuaj; por pastaj do të më dëgjoni dhe nuk do të përdhosni më emrin tim të shenjtë me dhuratat tuaja dhe me idhujt tuaj.									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Ezequiel 20:40|
									Sepse mbi malin tim të shenjtë, mbi malin e lartë të Izraelit", thotë Zoti, Zoti, "atje tërë shtëpia e Izraelit, të gjithë ata që do të jenë në vend, do të më shërbejnë; atje do të kënaqem me ta,  do të kërkoj ofertat tuaja dhe dhuratat tuaja  prodhimet e hershme së bashku më të gjitha sendet tuaja të shenjtëruara.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18