- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ezequiel 20:11|
									U dhashë atyre statutet e mia dhe u bëra të njohura dekretet e mia, duke respektuar të cilat, njeriu do të jetojë për ato.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ezequiel 20:12|
									Gjithashtu u dhashë atyre të shtunat e mia, me qëllim që të ishin një shënjë midis meje dhe atyre, dhe që të njihnin që unë jam Zoti që i shenjtëroj.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ezequiel 20:13|
									Por shtëpia e Izraelit u rebelua kundër meje në shkretëtirë; nuk eci sipas statuteve të mia dhe hodhi poshtë dekretet e mia, duke respektuar të cilat njeriu do të jetojë për ato, dhe përdhosën me  të madhe të shtunat e mia. Kështu unë vendosa  të hedh mbi ta zemërimin tim për ti zhdukur në shkretëtirë.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ezequiel 20:14|
									Megjithatë unë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve unë i kisha bërë të dalin nga Egjipti.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ezequiel 20:15|
									Ngrita madje dorën në shkretëtirë, duke u betuar se nuk do t´i bëja të hynin në vendin që u kisha dhënë atyre, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, lavdia e të gjitha vendeve,									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ezequiel 20:16|
									sepse kishin hedhur poshtë dekretet e mia, nuk kishin ecur sipas statuteve të mia dhe kishin përdhosur të shtunat e mia, sepse zemra e tyre shkonte pas idhujve të tyre.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 20:17|
									Megjithatë syri im i fali nga shkatërrimi dhe nuk i shfarosa krejt në shkretëtirë.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ezequiel 20:18|
									Pastaj u thashë bijve të tyre në shkretëtirë: "Mos ecni sipas statuteve të etërve tuaj, mos respektoni dekretet e tyre dhe mos u ndotni me idhujt e tyre.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ezequiel 20:19|
									Unë jam Zoti, Perëndia juaj; ecni sipas statuteve të mia, respektoni dekretet e mia dhe i vini në praktikë,									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ezequiel 20:20|
									shenjtëroni të shtunat e mia dhe ato le të jenë një shenjë midis meje dhe jush, në mënyrë që ju të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18