- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 45:1|
									"Kur ta ndani me short vendin në trashëgimi, ju do të vini mënjanë, si ofertë për Zotin, një pjesë të shenjtë të vendit, të gjatë njëzet e pesëmijë kubitë dhe të gjërë dhjetëmijë; do të jetë e shenjtë në të gjithë shtrirjen e saj.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 45:2|
									Nga ajo do të merrni për shenjtëroren një katror me përmasa pesëqind herë pesëqind kubitë, me një hapësirë të lirë rreth e qark prej pesëdhjetë kubitësh.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 45:3|
									Në këtë shtrirje do të matësh një siperfaqe me një gjatësi prej njëzet e pesëmijë kubitë dhe një gjerësi prej dhjetëmijë kubitë; brenda asaj do të jetë shenjtërorja, vendi shumë i shenjtë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 45:4|
									Do të jetë pjesa e shenjtë e vendit e caktuar për priftërinjtë, ministrat e shenjtërores, që i afrohen Zotit për t´i shërbyer; do të jetë një vend për shtëpitë e tyre dhe një vend i shenjtë për shenjtëroren.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 45:5|
									Një sipërfaqe e gjatë njëzet e pesëmijë kubitë dhe e gjerë dhjetëmijë kubitë do t´u përkasë Levitëve që kryejnë shërbime në tempull; ata do të kenë pronësinë e njëzet dhomave.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 45:6|
									Si pronë të qytetit do të caktoni një sipërfaqe prej pesëmijë kubitësh të gjerë dhe njëzet e pesëmijë kubitësh të gjatë përbri pjesës së caktuar për shenjtërore; ajo do t´i përkasë tërë shtëpisë së Izraelit".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 45:7|
									Princit përkundrazi do t´i jepet një sipërfaqe këtej dhe matanë pjesës së shenjtë dhe pronës së qytetit, përballë pjesës së shenjtë të ofruar dhe përballë pronës së qytetit, që shtrihet nga ana e perëndimit  drejt perëndimit dhe nga ana lindore  drejt lindjes, me një gjatësi të barabartë me njerën pjesë që u është dhënë fiseve, nga kufiri perëndimor në kufirin lindor.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 45:8|
									Kjo pjesë e vendit do të jetë pronë e tij në Izrael; princat e mi nuk do ta shtypin më popullin tim, por do t´i japin kusurin e vendit shtëpisë së Izraelit sipas fiseve të tij".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ezequiel 45:9|
									Kështu thotë Zoti, Zoti: "Mjaft më, o princa të Izraelit! Lini mënjanë dhunën dhe grabitjet, zbatoni ndershmërinë dhe drejtësinë, hiqni dorë nga të zhveshurit e popullit tim", thotë Zoti, Zoti.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ezequiel 45:10|
									"Kini kandare të sakta, efa të saktë dhe bato të saktë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18