- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 40:1|
									Në vitin e njëzet e pesë të robërisë sonë, në fillim të vitit, ditën e dhjetë të muajit, në vitin e katërmbëdhjetë që nga pushtimi i qytetit, po atë ditë dora e Zotit qe mbi mua dhe më çoi atje.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 40:2|
									Në vegime të Perëndisë më çoi në vendin e Izraelit dhe më la në një mal shumë të lartë, në anën jugore të të cilit ishte një ndërtim që i ngjante një qyteti.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 40:3|
									Ai më çoi atje, dhe ja një burrë, që dukej si prej bronzi, me në dorë një kordhelë prej liri dhe një kallam për të matur; ai rrinte më këmbë te porta.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 40:4|
									Ky burrë më tha: "Bir njeriu, shiko me sytë e tu, dëgjo me veshët e tu dhe kushtoji kujdes të gjitha gjërave që do të të tregoj, sepse ty të kanë sjellë këtu që unë të t´i tregoj. Njoftoi shtëpisë së Izraelit të gjitha ato që ke për të parë".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 40:5|
									Dhe ja, kishte një mur në pjesën e jashtme të tempullit, rreth e qark. Kallami për matje në dorën e atij burri ishte i gjatë gjashtë kubitë, secili ishte i gjatë një kubit dhe një pëllëmbë. Ai mati									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 40:6|
									Pastaj erdhi te porta që shikonte nga lindja, i ngjiti shkallaret e saj dhe mati pragun e portës: ishte një kallam i gjërë; dhe pragu i portës tjetër ishte i gjërë një kallam.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 40:7|
									Çdo dhomë ishte një kallam e gjatë dhe një kallam e gjërë. Midis dhomave kishte një hapësirë prej pesë kubitësh. Pragu i portës në afërsi të atriumit të portës së brendshme ishte një kallam.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 40:8|
									Ai mati dhe atriumin e portës së brendshme: ishte një kallam.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ezequiel 40:9|
									Pastaj mati atriumin e portës: ishte tetë kubitë, ndërsa shtyllat e tij ishin dy kubitë. Atriumi i portës ishte në pjesën e brendshme.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ezequiel 40:10|
									Dhomat e portës nga lindja ishin tri nga një anë dhe tri nga ana tjetër; që të tria kishin po atë madhësi; të njëjtën madhësi kishin gjithashtu shtyllat nga njëra anë dhe nga ana tjetër.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15