- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 41:1|
									Pastaj më çoi në shenjtërore dhe mati shtyllat; gjashtë kubitë gjërësi nga një anë dhe gjashtë kubitë gjerësi nga ana tjetër, ashtu siç ishte gjerësia e tabernakullit.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 41:2|
									Gjerësia e hyrjes ishte dhjetë kubitë dhe muret anësore të hyrjes pesë kubitë nga një anë dhe pesë kubitë nga ana tjetër. Mati gjatësinë e shenjtërores: dyzet kubitë, dhe gjerësinë e tij njëzet kubitë.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 41:3|
									Pastaj hyri brenda dhe mati mbajtëset e portës: dy kubitë; porta ishte gjashtë kubitë dhe gjerësia e saj shtatë kubitë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 41:4|
									Mati gjatësinë e saj: njëzet kubitë, dhe gjerësinë e saj përpara shenjtërores, njëzet kubitë; pastaj më tha: "Ky është vend shumë i shenjtë".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 41:5|
									Pastaj mati murin e tempullit: gjashtë kubitë; ndërsa gjerësia e çdo dhome anësore rreth e rrotull tempullit ishte katër kubitë.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 41:6|
									Dhomat anësore ishin me tre kate, njëra mbi tjetrën, tridhjetë dhoma për kat; ato mbështeteshin mbi disa dalje të murit të tempullit, të bëra rreth e qark për dhomat anësore; kështu ishin ngjitur por nuk mbështeteshin mbi murin e tempullit.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 41:7|
									Madhësia e dhomave anësore rritej dora dorës që kalohej nga një kat në tjetrin, sepse daljet e strukturës së murit të tempullit vinin si shkallare rreth e qark tempullit; prandaj madhësia e strukturës  së tempullit rritej dora dorës që ngjiteshe  nga kati i poshtëm në të lartin dhe duke kaluar nëpër atë të mesit.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 41:8|
									Pashë gjithashtu rreth tempullit një lartësim; themelet e dhomave anësore ishin sa një kallam i tërë prej gjashtë kubitësh.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ezequiel 41:9|
									Gjerësia e murit të jashtëm të dhomave anësore ishte pesë kubitë; hapësira e lënë e lirë ndërmjet dhomave anësore që i përkisnin tempullit									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ezequiel 41:10|
									dhe dhomat e jashtme ishte njëzet kubitë rreth e qark tempullit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18