- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Ezequiel 20:21|
									Por bijtë u rebeluan kundër meje; nuk ecën sipas statuteve të mia, nuk respektuan dekretet e mia për t´i vënë në jetë, duke i respektuar të cilat njeriu do të jetojë për to; përdhosën të shtunat e  mia, dhe kështu vendosa të derdh mbi ta tërbimin  tim dhe të shfryj mbi ta zemërimin tim në shkretëtirë.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Ezequiel 20:22|
									Megjithatë unë e tërhoqa dorën dhe veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve i kisha nxjerrë nga Egjipti.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Ezequiel 20:23|
									Por ngrita dorën në shkretëtirë, duke u betuar që do t´i shpërndaja midis kombeve dhe do t´i hallakatja nëpër tërë vendet,									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Ezequiel 20:24|
									Sepse nuk vinin në jetë dekretet e mia, por i hidhnin poshtë statutet e mia, përdhosnin të shtunat e mia dhe sytë e tyre ishin drejtuar te idhujt e etërve të tyre.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Ezequiel 20:25|
									Prandaj u dhashë statute jo të mira dhe dekrete me të cilat nuk mund të jetonin;									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Ezequiel 20:26|
									dhe i molepsa me vetë dhuratat e tyre, me qenë se ata kalonin nëpër zjarr çdo të parëlindur të tyre, për t´i katandisur në shkretim të plotë me qëllim që të pranonin që unë jam Zoti.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Ezequiel 20:27|
									Prandaj bir njeriu, foli shtëpisë së Izraelit dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zotit. Etërit tuaj më kanë fyer edhe në këtë rast, duke u sjellë pabesisht me mua:									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Ezequiel 20:28|
									mbasi i futa në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar, ata i kthyen sytë në çdo kodër të lartë dhe në çdo dru gjetheshumë dhe atje ofruan flijimet e tyre dhe paraqitën ofertat e  tyre provokuese; atje vunë parfumet e tyre me  erë të këndshme dhe atje derdhën libacionet e tyre.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Ezequiel 20:29|
									Atëherë u thashë atyre: ç´është vendi i lartë në të cilin shkoni? Kështu vazhdojnë ta quajnë "vendi i lartë" deri ditën e sotme.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Ezequiel 20:30|
									Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: A doni të ndoteni duke ndjekur rrugën e etërve tuaj dhe të kurvëroheni me idhujt e tyre të urrejtshëm?									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18