- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 10:1|
									Unë po shikoja dhe ja, mbi kupën qiellore që ishte mbi kryet e kerubinëve, dukej mbi ta një si gur safiri që i përngjante nga forma një froni.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 10:2|
									Zoti i foli pastaj njeriut të veshur me rroba liri dhe i tha: "Shko midis rrotave poshtë kerubinit, mbushi duart me qymyr të ndezur që është midis kerubinëve dhe përhapi mbi qytetin". Dhe ai shkoi, ndërsa unë shikoja.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 10:3|
									Kur hyri ai njeri, kerubinët rrinin në të djathtë të tempullit dhe reja mbushte oborrin e brendshëm.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 10:4|
									Pastaj lavdia e Zotit u ngrit mbi kerubinin duke lëvizur drejt pragut të tempullit; atëherë tempulli u mbush me renë dhe oborri u mbush me shkëlqimin e lavdisë të Zotit.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 10:5|
									Zhurma e krahëve të kerubinëve u dëgjua deri në oborrin e jashtëm, ashtu si zëri i Perëndisë të plotfuqishëm kur flet.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 10:6|
									Kur Zoti e urdhëroi njeriun e veshur me rroba liri, duke thënë: "Merr zjarrin midis rrotave që ndodhen ndër kerubinë", ai shkoi të ndalet pranë një rrote.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 10:7|
									Atëherë një kerubin shtriu dorën midis kerubinëve drejt zjarrit që ishte mes tyre, e mori dhe e vuri në duart e njeriut të veshur me rroba liri, që e pranoi dhe doli.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 10:8|
									Kerubinët dukeshin sikur kishin formën e dorës së njeriut poshtë krahëve.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ezequiel 10:9|
									Shikova akoma dhe ja, në krah të kerubinëve kishte katër rrota, një rrotë përbri çdo kerubini dhe një rrotë tjetër për çdo kerubin tjetër; rrotat kishin pamjen e një guri të topazit.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ezequiel 10:10|
									Dukej sikur që të katra kishin po atë formë, sikur një rrotë të ishte në mes të tjetrës.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15