- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Ezequiel 23:21|
									Kështu ti kujtove shthurjen e rinisë sate, kur Egjiptasit shtrëngonin gjirin tënd për shkak të gjive të tu rinorë.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Ezequiel 23:22|
									Prandaj, Oholibahu, kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të nxis kundër teje dashnorët e tu, prej të cilëve je larguar dhe do t´i sjell kundër teje nga të gjitha anët:									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Ezequiel 23:23|
									bijtë e Babilonisë dhe gjithë Kaldeasit, ata të Pekodit, Shoas dhe Koas, tërë bijtë e Asirisë bashkë me ta, tërë të rinjtë tërheqës, qeveritarët dhe princat, kapitenët dhe njerëzit e famshëm, të gjithë të hipur mbi kuaj.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Ezequiel 23:24|
									Ata do të vijnë kundër teje me armë, qerre dhe rrota si dhe me një shumicë popujsh; do të vendosin rreth e qark teje mburoja të vogla dhe të mëdha dhe përkrenare. Do t´u jap atyre gjykimin e tyre dhe ata do të gjykojnë sipas ligjeve të tyre.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Ezequiel 23:25|
									Do të drejtoj xhelozinë time kundër teje, dhe ata do të të trajtojnë me tërbim; do të të heqin hundën dhe veshët, dhe mbeturinat e tua do të bien nga shpata; do të marrin bijtë e tu dhe bijat e tua  dhe mbeturinat e tua do të gllabërohen nga  zjarri.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Ezequiel 23:26|
									Do të të zhveshin nga rrobat e tua dhe do të të marrin xhevahiret e tu të bukur.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Ezequiel 23:27|
									Kështu do të marrin fund shthurja jote dhe kurvërimi yt që nisën në vendin e Egjiptit; nuk do t´i ngresh më sytë drejt tyre dhe nuk do ta kujtosh më Egjiptin".									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Ezequiel 23:28|
									Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë po të jap në duart e atyre që ti urren, në duart e atyre prej të cilëve je larguar.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Ezequiel 23:29|
									Do të të trajtojnë me urrejtje, do të të marrin tërë frytin e punës sate dhe do të të lënë lakuriqe dhe nevojtare. Do të dalë në shesh poshtërsia e kurvërimeve të tua, po, shthurja e kurvërimeve të tua.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Ezequiel 23:30|
									Këto gjëra do t´i bëjnë sepse je kurvëruar duke u shkuar pas kombeve, sepse je ndotur me idhujt e tyre.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18