-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Ezequiel 24:1|
Fjala e Zotit m´u drjetua vitin e nëntë, muajin e dhjetë, ditën e dhjetë të muajit:
-
2
|Ezequiel 24:2|
"Bir njeriu, shkruaje datën e sotme, pikërisht të kësaj dite. Mbreti i Babilonisë ka vendosur të rrethojë Jeruzalemin pikërisht sot.
-
3
|Ezequiel 24:3|
Propozoji një shëmbëlltyrë kësaj shtëpie rebele dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Nxirre tenxheren, vëre mbi të dhe mbushe me ujë.
-
4
|Ezequiel 24:4|
Fut në të copat e mishit, gjithë copat e mira, kofshën dhe shpatullën; mbushe me kocka të zgjedhura.
-
5
|Ezequiel 24:5|
Merr më të mirën e kopesë, pastaj grumbullo nën të dru; vëre të ziejë fort, me qëllim që në të të ziejnë edhe kockat".
-
6
|Ezequiel 24:6|
Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: "Mjerë qyteti gjakatar, tenxheres ku ka papastërti, papastërti që nuk hiqet. Zbraze pjesë pjesë pa hedhur short mbi të.
-
7
|Ezequiel 24:7|
Sepse gjaku i tij është në mes të tij; e ka vënë në majë të një shkëmbi, nuk e ka shkapërderdhur për tokë për ta mbuluar me pluhur.
-
8
|Ezequiel 24:8|
Për të nxitur tërbimin, për t´u hakmarrë, ka vënë gjakun e tij në majë të një shkëmbi, që të mos mbulohet".
-
9
|Ezequiel 24:9|
Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: "Mjerë qyteti gjakatar! Edhe unë do të ndez një zjarr të madh.
-
10
|Ezequiel 24:10|
Mblidh drutë, ndiz zjarrin, piqe mirë mishin, përziej beharnat dhe lëri kockat të digjen.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7