- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ezequiel 28:11|
									Fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ezequiel 28:12|
									"Bir njeriu ngri një vajtim për mbretin e Tiros dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ti ishe vula e përsosmërisë, tërë dituri dhe i përsosur nga bukuria.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ezequiel 28:13|
									Ishe në Eden, në kopshtin e Perëndisë; ishte mbuluar me lloj lloj gurësh të çmuar: rubina, topaze, diamante, krizolit oniks, diaspre, safire, karbonke, smeralde dhe ar; punimi i dajreve të tua dhe  i flauteve të tua u përgatit për ty ditën që  ti u krijove.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ezequiel 28:14|
									Ti ishe një kerubin i vajosur, një mbrojtës. Unë të kisha vënë në malin e shenjtë të Perëndisë dhe ti ecje në mes gurësh zjarri.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ezequiel 28:15|
									Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ezequiel 28:16|
									Nga shkaku i bollëkut të tregtisë sate, u mbushe me dhunë dhe mëkatove; prandaj të kam përzënë si një profan nga mali i Perëndisë dhe të kam shkatërruar, o kerubin mbrojtës në mes gurësh zjarri.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 28:17|
									Zemra jote ishte ngritur për bukurinë tënde; ke korruptuar diturinë tënde për shkak të shkëlqimit tënd. Unë po të hedh për tokë, po të vë përpara mbretërve, me qëllim që të të shohin.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ezequiel 28:18|
									Në morinë e paudhësive të tua, me ligësinë e tregtisë sate ke përdhosur shenjtëroret e tua. Prandaj nxora nga mesi yt një zjarr që të ka gllabëruar, dhe të kam katandisur në hi mbi tokë përpara syve të atyre që të shikonin.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ezequiel 28:19|
									Tërë ata që të njihnin ndër popujt mbeten të habitur prej teje; je bërë objekt tmerri dhe nuk do të ekzistosh kurrë më".									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ezequiel 28:20|
									Fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18