- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ezequiel 29:11|
									Nuk do të kalojë asnjë këmbë njeriu, as do të kalojë ndonjë këmbë kafshe, dhe nuk do të banohet për dyzet vjetë me radhë.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ezequiel 29:12|
									Do të bëj vendin e Egjiptit një shkreti midis vendeve të shkretuara, dhe qytetet e tij do të jenë një shkreti për dyzet vjet, në mes të qyteteve të shkatërruara; do t´i shpërndaj Egjiptasit midis  kombeve dhe do t´i hedh nëpër vende të ndryshme".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ezequiel 29:13|
									Megjithatë kështu thotë Zoti, Zoti. "Në fundin e dyzet vjetëve unë do t´i bashkoj Egjiptasit ndër popujt nëpër të cilët ishin shpërndarë.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ezequiel 29:14|
									Do t´i riçoj Egjiptasit në shtëpi nga robëria dhe do t´i bëj që të kthehen në vendin e Pathrosit, në vendlindjen e tyre, dhe atje do të jenë një mbretëri e përulur.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ezequiel 29:15|
									Do të jetë më e përulura midis mbretërive dhe nuk do të ngrihet më mbi kombet; do të pakësoj numrin e tyre, me qëllim që të mos sundojë më mbi kombet.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ezequiel 29:16|
									Ai nuk do të jetë më burim besimi për shtëpinë e Izraelit, por do t´u kujtojë fajin kur u drejtoheshin për ndihmë. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti, Zoti".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 29:17|
									Në vitin e njëzeteshtatë, në muajin e parë, ditën e parë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ezequiel 29:18|
									"Bir njeriu, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, e vuri ushtrinë e tij në një shërbim të rëndë kundër Tiros; çdo kokë është bërë e shogët dhe çdo shpatull e rrjepur; por as ai, as ushtria e tij nuk  kanë nxjerrë nga Tiro ndonjë shpërblim për  mundin që kanë bërë kundër tij".									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ezequiel 29:19|
									Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë i jap Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, vendin e Egjiptit; ai do të marrë pasuritë e tij; ai do të marrë me vete robër dhe do ta plaçkitë; dhe ky do të jetë shpërblimi për ushtrinë e tij.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ezequiel 29:20|
									Për mundin që ke bërë kundër tij unë i jap vendin e Egjiptit, sepse kanë punuar për mua", thotë Zoti, Zoti.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15